Kërko  
 
 
Fondacioni Tabita - Organizata Jonë

tabita_albania_logoFondacioni Tabita është një organizatë lokale jo-fitimprurëse e cila është themeluar në dhjetor të Vitit 2003, me qëllim:

  • Nxitjen dhe mbështetjen e zhvillimit social ekonomik, uljen e varfërisë së njerëzve nevojtarë dhe integrimin e tyre në shoqëri.
  • Dhënien e një kontributi direkt dhe të gjithanshëm në sektorin e Edukimit, Agrikulturës, Mjedisit, Kujdesit Shëndetësor, Veprimtarisë Qeveritare.
  • Dhënien e ndihmave emergjente dhe në rast fatkeqësish duke përfshirë programe rehabilitimi dhe pajtimi.
  • Dhënien e ndihmave sociale njerëzve në nevojë, sidomos fëmijëve , grave të moshuarve dhe handikapatëve duke përfshirë gjithçka që mundëson dhe përmbush në mënyrën më të plotë ketë ndihmë.

Fondacioni ka një zyrë kryesore e cila ndodhet në veri-lindje të qytetit të Korcës.




Misioni ynë - Doktrina Bazë - Motoja Jonë

misioni_ynePërmirësojmë jetën social ekonomike të njerëzve në nevojë nëpërmjet ofrimit të programeve edukuese, rehabilituese, dhe zhvilluese drejt një të ardhme të sigurt.

Organizata jonë ka 5 vjet eksperiencë në fushën e zhvillimit dhe të zbatimit të programeve dhe projekteve në fushen e Punësimit dhe të Ardhurave,  Edukimit Shëndetsor, Arsimit Profesional, si dhe Ujë dhe Higjienë. Në mënyrë më të përgjithshme, prioriteti është drejtuar ne zbatimin e projekteve "Njerëz për Njerëzit" dhe  bashkëpunimin në nivelin e komuniteteve, institucioneve qeveritare lokale dhe shoqërisë civile.

Doktrina Bazë
“Cdo njeri është krijuar nga Perëndia dhe ka të drejta të barabarta për të jetuar një jetë të mirë duke pasur kushtet normale të jetesës si Ushqim, Ujë të pijshëm, Vesh-mbathje, Kujdes shtëpiak dhe shëndetsor.

Motoja Jonë
“Le të mos lodhemi asnjëherë duke bërë të Mirën” 




Te rejat e fundit...

 
5 Shtator 2010